AKTUALITET, 17 Janar 2019, 22:04

Ilir Meta me Kushtetutë në dorë: Nuk mund të bëja eksperiment me Gent Cakajn

Ilir Meta me Kushtetutë në dorë: Nuk mund të bëja

Presidenti Ilir Meta, i ftuar në emisionin “Të Paekspozuarit”, ka komentuar refuzimin për dekretimin e Gent Cakajt në postin e Ministrit të Jashtëm.

Ai tha se nuk mund të bënte ekspertiment me Gent Cakajn dhe se posti i ministrit të Jashtëm është shumë i rëndësishëm.

“Presidenti mori propozimet dhe të gjithë deputetët u dekretuan menjëherë. Ai që plotëson kushtet për deputet, i plotëson edhe për ministër. Për të tjerët, kanë qenë pesë emra, që kanë qenë të panjohur dhe të pa verifikuar. Shqetësimi im kryesor ka qenë për kandidaturën e ministrit të jashtëm, jo për personin, por sepse është një detyrë mjaft e rëndësishme, kryeministri e di mjaft mirë. Ministri i Jashtëm, është jashtëzakonisht i rëndësishëm, sepse pasojat që mund të vijnë për shtetin mund të jenë shumë afatgjata.

Presidenti duhet të punojë me ministrin e jashtëm dhe të ketë besim tek ai, se nuk do të bëjë veprime për të cënuar interesin shtetëror. Kur presidenti sheh që në 6 muaj, ky zv ministër e ka patur detyrim të marrë certifikatë sigurie dhe nuk e ka bërë. Kur sheh edhe ekspozimin mediatik, e detyrojnë që të jetë presidenti i kujdesshëm.

Mos harro, presidenti i Italisë, vetëm se kishte pikëpamjet për euron, tha nuk ua miratoj për ministër, shkoni në zgjedhje. Nëse një veprim i tij nesër, do të prodhontë një pasojë, Edi Rama do thoshte po Ilir Meta e ka fajin, sepse e dekretoi. Unë eksperimente nuk mund të bëj. u shpreh Meta.

/TPZ.AL/