AKTUALITET, 3 Dhjetor 2018, 13:03

"Hajdutët e punimeve akademike", si u zbuluan plagjiaturat e eksponentëve të Rilindjes

"Hajdutët e punimeve akademike", si u zbuluan plagjiaturat e

Plagjiatura në sistemin arsimor, është kopjimi i ideve dhe punimeve akademike të një personi, me qëllim për ti prezantuar ato si punë origjinale.

Si e tillë, plagjiatura, apo kopja, është një shkelje mjaft e rëndë dhe një sjellje që ka çuar në dorëheqjen e ministrave apo zyrtarëve të lartë në shumë vende të botës. Kjo sjellje mashtruese, konsiderohet mjaft e rëndë, pasi bëhet fjalë për vjedhen e botimeve dhe punës intelektuale të personave të tjerë.

Plagjiaturë konsiderohet kopjimi jo vetëm i tekstit por edhe i ideve të një personi. Ndërsa në rastin e Rilindasve të Edi Ramës, plagjiatura është bërë aq hapur, sa janë kopjuar tekstet me stilin “copy paste”, pa cituar burimin dhe pa u shqetësuar aspak se po vidhej puna intelektuale e personave, që kanë shpenzuar vite duke studiuar për të prodhuar disertacione, artikuj shkencorë  apo doktoratura.

Por duket se “Rilindasit”, kanë një mardhënie mjaft të ngushtë me plagjiaturën. Denoncimi i parë që bëri bujë në media, erdhi nga Taulant Muka, i cili zbuloi se ish zëvendësministri i arsimit, Ervin Demo, kishte kopjuar punën e dikujt tjetër duke e paraqitur atë si punim të tijin.

Ky punim i kopjuar i Demos, kishte në fakt dy autorë. Dhe bashkëautorja e tij, ishte deputetja e Partisë Socialiste, Blerina Gjylameti. Pra dy Rilindjas, kanë bashkëpunuar për të prodhuar një “kopje” të shëmtuar.

Demo dha dorëheqjen, në tentativë për të fikur skandalin. Ndërsa Gjylameti nuk u prononcua asnjëherë lidhur më ketë skandal. Ajo vijon të jetë deputete e Partisë Socialiste dhe ka një pushtet të konsiderueshëm në këtë parti.

Nuk vonoi shumë dhe një tjetër eksponente e lartë e Rilindjes, u ekspozua, për plagjiaturën me doktoraturën e saj. Lëvizja për Universitetin, denoncoi me prova konkrete, se si ministrja e shëndetësisë, Ogerta Manastriliu, ka kopjuar pasazhe nga disertacioni i masterit i një diplomanti në Afrikën e Jugut.

Herë pas here në tekst duket se është zëvendësuar emri i lokalitetit Albert Luthuli me emrin e Tiranës, për të dalë në konkluzionet “shkencore” për famëkeqin landfill të Sharrës “, thuhet në deklaratën e “Lëvizja Për Universitetin”.

Nuk dihet nëse ministres do ti hiqet doktoratura dhe nëse ajo do të dorëhiqet.

Por ajo që dihet me siguri, ështe se Rilindja mbart në gjirin e saj, persona me deformime të mëdha të karakterit, të cilët diplomat e masterit, punimet shkencore apo doktoraturat, janë të gatshëm ti përvetësojnë nga të tjerët.

Deri sot, kemi tre eksponentë të Rilindjes, që kanë rezultuar dashamirës së plagjiaturës. Por, duke qenë se verifikimi i plagjiaturës, është shume i thjesht dhe kryhet me anë të një programi kompjuterik, nuk është çudi që numri i denoncimeve të vijojë të rritet.

/TPZ.AL/

LEXO EDHE: 

http://www.tpz.al/2018/12/03/zbulohet-plagjiatura-e-ministres-se-shendetesise-ogerta-manastirliu-kerkohet-doreheqja-e-saj-e-menjehershme/