AKTUALITET, 3 Dhjetor 2018, 12:34

Bojkoti, zgjedhjet vendore, deklaratat për Veliajn/ Monika Kryemadhi i mbërrin në zyrë Bashës

Bojkoti, zgjedhjet vendore, deklaratat për Veliajn/ Monika Kryemadhi i

Kryetarja e LSI-së Monika Kryemadhi është duke zhvilluar një takim me kreun e PD-së Lulzim Basha.

Takimi po zhvillohet në ambientet e selisë blu, në një ditë kur në Kuvend po diskutohet projektligji për buxhetin e vitit të ardhshëm.

Burime nga PD-ja kanë bërë të ditur se në takimin janë duke u diskutuar çështjet e fundit politike në vend.

Po diskutohet për protestat e qytetarëve në Tiranë e qytete të tjera dhe strategjinë e opozitës në mbështetje të tyre.

Gjithashtu besohet se diskutohet edhe për zgjedhjet e ardhshme lokale, ku opozita pritet që të dalë me kandidatë të përbashkët.

Ky takim mes tyre vjen pak ditë pas deklaratave të Kryemadhit te cilat shkaktuan jo pak reagim, ku tha se Erion Veliajt kishte bërë punë në Tiranë.