AKTUALITET, 5 Gusht 2018, 12:48

Kontroll blic i policisë, dy shoferë prangosen në sy të pasagjerëve

Kontroll blic i policisë, dy shoferë prangosen në sy të

Ne vijim te kontrolleve të shtuara nga Policia Rrugore për parandalimin e aksidenteve në rrugë policia ka arrestuar dy drejtues mjetesh të cilët drejtonin mjetet në gjendje të dehur. Njeri shofer autobusi me punetore dhe tjetri drejtues i nje mjeti furgon me pasagjere.

I arrestuari i parë drejtonte në gjendje të dehur në masën 0.89 mg/l, një  autobuz  me 30 punëtorë. Automjeti jashtë kushteve teknike.

I arrestuari i dytë drejtonte në gjendje të dehur në masën 0.88 mg/l, një  mjet furgon, jashtë kushteve teknike.

Njoftimi i policise 

Shërbimet e Policisë Rrugore Dibër, në zbatim të Planit të masave për parandalimin e aksidente rrugore, si rezultat i kontrolleve të shtuar për këtë qëllim në aksin rrugor  Qafë-Bualli _ Peshkopi, kanë konstatuar shtetasit :

Enver Koçi, 49 vjeç, banues në Ostren të Madh Bulqizë,  duke drejtuar  në gjendje të dehur në masën 0.89mg/l, një autobuz me 30 punëtor. Ky shtetas drejtonte mjetin jashtë kushteve teknike dhe pa u paisur me  leje drejtimi.

Kujtim  Gjoni, 50 vjeç,  banues në Tiranë, duke drejtuar automjetin furgon në gjendje të dehur në  masën 0.88 mg/l. Ky shtetas drejtonte mjetin jashtë kushteve teknike.

Materialet hetimore do ti referohen Prokurorisë Dibër për veprën penale “Shkelje e rregullave të qarkullimit rrugor”.

Kontrollet do vijojnë në të gjithë Qarkun me qëllimin e vetëm respektimin e rregullave të qarkullimit rrugor duke kontribuar të gjithë në rritjen e parametrave të sigurisë së jetës në rrugë.