TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Sot në orën 11:00, deputeti i Partisë Social-Demokrate, Tedi Mula dhe nënkryetari i kësaj force politike, Altin Vrioni, kanë zhvilluar një takim me Presidentin Bajram Begaj, për të diskutuar mbi datën e zgjedhjeve vendore të vitit 2027.
Përfaqësuesit e PSD-së, partisë së drejtuar nga Tom Doshi, në konsultime me Presidentin kanë propozuar datën 9 maj për zgjedhjet e ardhshme vendore të vitit 2027.
Propozimi i PSD-së vjen në një kohë kur Presidenti i Republikës, Bajram Begaj, ka nisur sot konsultimet me partitë politike për përcaktimin e datës së zgjedhjeve vendore.