AKTUALITET, 7 Janar 2021, 09:50

Kongresi Amerikan çertifikon fitoren e Joe Biden


Kongresi Amerikan ka çerfitikuar Joe Biden, si President të Shteteve të Bashkuara dhe Kamala Harris si nën presidente.

Votat elektorale u miratuan pasi Senati dhe Dhoma e Përfaqësuesve hodhën poshtë një lëvizje nga aleatët e presidentit Donald Trump, për të kundërshtuar certifikimin e rezultatit të zgjedhjeve presidenciale.

Çertifikimi vjen pasi protestuesit e Trump sulmuan kongresin amerikan, duke u përleshur me autoritetet.

Seanca e Kongresit, e cila normalisht është ceremoniale, u ndërpre për disa orë kur protestuesit u futen në Kapitol.

Demokratët dhe republikanët dënuan dhunën në Kongres, por ndërsa demokratët fajësuar Presidentin Trump për nxitjen e saj, shumica e republikanëve nuk e përmendën atë.

“Ne dënojmë në mënyrën më të ashpër dhunën që ndodhi këtu. Pikëllohemi për humbjen e jetës në këto salla të shenjta, si dhe dëmtimet e pësuara nga ata që mbrojtën Kapitolin tonë sot”, tha nënpresidenti Mike Pence.

Joe Biden e quajti ngjarjen në Kapitol, "një sulm ndaj demokracisë", ndërkohë që liderë botërorë reaguan të tronditur nga pamjet që vinin nga SHBA-ja.

LEXO EDHE:

https://www.tpz.al/2021/01/06/sulm-ndaj-demokracise-dhe-grusht-shteti-ore-dramatike-ne-shba-mbeshtetesit-e-trump-perleshen-me-policine-ne-kapitol/