AKTUALITET, 23 Korrik 2020, 16:07

Konfirmohen 108 raste të reja me koronavirus

Konfirmohen 108 raste të reja me koronavirus

Gjatë 24 orëve të fundit Ministria e Shëndetësisë raportoi 108 raste të reja me koronavirus. Gjithashtu Ministria bëri me dije se tre persona kanë humbur jetën si pasojë e COVID-19.

Në raportimin ditor, ministria e Shëndetësisë, njoftoi se betejën me Covid-19 e ka humbur një 77-vjeçare dhe një 83-vjeçar nga Tirana me sëmundje bashkëshoqëruese dhe një 68 vjeçar nga Hasi pa sëmundje të tjera.

Ndërkohë, vijon të ketë rritje të të shtruarve në spital, me gjithë të shëruarit që kanë lënë dy spitalet COVID në 24 orët e fundit.

Aktualisht në spitalin Infektiv dhe spitalin “Shefqet Ndroqi” po trajtohen 126 pacientë, 22 janë në terapi intensive dhe 12 pacientë janë të intubuar.

Po ashtu, MSH njoftoi se gjatë 24 orëve të fundit janë kryer 477 testime për të dyshuar të prekur me COVID19, nga të cilat janë konfirmuar 108 raste pozitive.

Shpërndarja gjeografike e rasteve është si vijon: 49 raste në Tiranë, nga 11 raste në Durrës, Kavajë, 9 në Fier, 7 në Shkodër, nga 3 raste në Krujë, Kurbin, Tropojë, Berat, Mallakastër, 2 në Peqin, nga 1 rast në Korçë, Vlorë, Tepelenë, Shijak.

Nga ana tjetër, brenda ditës janë shëruar 60 qytetarë duke e çuar numrin e të shëruarve në 2523 që nga fillimi i epidemisë.

COVID-19 – Statistika (23 Korrik 2020)

Testime totale 37311

Raste pozitive 4466

Raste të shëruara 2523

Raste Aktive 1820

Humbje jete 123 (Qarku Tiranë 64, Shkodër 20, Durrës 17, Fier 6, Elbasan 5, Vlorë 4, Kukës 3, Lezhë 1, Berat 1, Dibër 1, Korçë 1)

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:

Tiranë 941

Durrës 211

Shkodër 202

Vlorë 98

Lezhë 82

Korçë 64

Fier 52

Kukës 49

Elbasan 46

Berat 32

Gjirokastër 23

Dibër 20