TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Konfederata Ndërkombëtare e Sindikatave kritikon ashpër qeverinë Rama.
Në një reagim të tyrin, ata shprehen se, qeveria ”Rama 2” po shtyn Integrimin e vendit drejt BE-së.
I ndodhur në Tiranë zv/sekretari i Përgjithshëm, Jaan Wien deklaroi se, me këto ritme papunësie, Shqipëria nuk hyn në BE as për 25 vite.
“Situata e papunësisë në Shqipëri është shumë keq, ka papunësi shumë të lartë, sidomos tek të rinjtë. Nëse vazhdon kështu do t’ju duhet 25 vite të tjera të hyni në BE. Qeveria duket se në praktikë po e pengon vetë integrimin në BE”, është shprehur Wien.
Ndryshe nga përfaqësuesi ndërkombëtar i sindikatave, përfaqësuesi shqiptar Kol Nikollaj nuk foli për numër të lartë të papunësh por për një bashkëpunim me qeverinë.
”Për të krijuar marrëdhënie partneriteti me qeverinë shqiptare, të cilat nuk kanë qenë në nivelin e duhur. Me qëllim që të garantojmë një dialog social, efektiv dhe gjithëpërfshirës”, është shprehur ai.