AKTUALITET, 3 Shtator 2019, 19:38

“Ka përparësi xhepi”, Berisha publikon videon: Si vaksinohen fëmijët, nxirren jashtë qendrave shëndetësore

“Ka përparësi xhepi”, Berisha publikon videon: Si

Vaksinimi i fëmijëve tashmë nuk bëhet në qendrat shëndetësore porn ë klinikat private. Kështu të paktën shkruan ish-kryeministri Sali Berisha, i cili ka publikuar edhe një video në rrjetet sociale.

Në një status në Facebook, Berisha shkruan se ka përplarësi xhepi dhe se fëmijët nxirren jashtë qendrave shëndetësore për t’u vaksinuar.

“Vaksinimi i fëmijëve nxirret jashtë qendrës shëndetësore. Dhoma e vaksinimit i jepet një kabineti privat! Jo fëmijët dhe shëndeti i tyre por xhepi ka përparësi.

Pershendetjte Doktor ! Ktu jemi ne qendren shendetsore ne Shkoze / Tirane ku ne katin e pare eshte qendra shendetsore dhe ne katin e dyte Çerdhe po ktu kan hapur dhe nje klinike dentare private dhe per kete arsye zyren per vaksinimin e femijeve e kane nxjerre jasht qendres shendetsore,”- shkruan Berisha në profilin e tij në Facebook.