TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Nxirret pas orësh të tëra kërkimi trupi i pajetë i peshkatarit në Pogradec. Kërkimet rinisën mëngjesin e sotëm kur dy polumbarë u zhytën në ujërat e rezervuarit por për shkak të temperaturave tepër të ulëta nuk mundën ta nxirrnin trupin e 56-vjeçarit Ramazan Kojtari nga uji. Më pas trupi u nxor me anë të rrjetave.
Trupi i viktimës ishte në thellësi të rezervuarit, në një distancë rreth 50 m nga bregu, në vendin ku u gjet varka dhe trupi i peshkatarit tjetër. Kojtari, 56 vjeç u mbyt bashkë me shokun e tij Arben Pupa pasditen e djeshme.
Si Kojtari dhe Pupa ishin banorë të zonës dhe administronin këtë rezervuar. Sipas dëshmive ata herë pas here dilnin për peshkim pasi hidhnin rasatin e peshkut për shumim.
Dyshohet se pikërisht mbingarkesa në varkë mund të ketë çuar në përmbytjen e saj pasi kishin zënë një sasi të madhe peshku. Gjithsesi këto janë vetëm dyshime, pasi askush nuk e ka parë ngjarjen.
Trupi i 50-vjeçarit Pupa u nxor dje nga uji prej banorëve të fshatit dhe shërbimeve të Policisë në vendngjarje.