TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Komplikohet pista për Antonio Konten te Reali i Madridit. Italiani tashmë duket më larg gjigantëve spanjollë dhe në listën e kandidatëve, përveç Mourinjos dhe Solarit, është shtuar edhe Roberto Martinez.
Antonio Konte duhej të konfirmohej sot si trajneri i ri i Realit, duke marrë vendin e Julen Lopeteguit, i cili ka drejtuar stërvitjen edhe sot. Florentino Perez po kërkon një zgjidhje të shpejtë. Ai ka thënë më parë se pasuesi i Lopeteguit do të ishte Konte dhe gjithçka u duk e kryer.
Por situata ka ndryshuar së fundi. Drejtuesit e Realit po marrin në konsideratë edhe emra të tjerë dhe tashmë ka dalë në skenë edhe Roberto Martinez, trajneri aktual i Belgjikës. Por edhe Mourinjo nuk është për t’u nënvlerësuar si kandidaturë, megjithatë duhet pritur. Ëndrra e Perezit është Mourinjo, ndërkohë që mbetet në lojë edhe varianti që Santiago Solarit t’i besohet drejtimi i skuadrës deri në një moment të dytë.