AKTUALITET, 14 Korrik 2020, 12:07

Komisioneri për Zgjerimin në BE takon kryenegociatorin e Shqipërisë


Kryenegociatori i Shqipërisë për integrimin në BE, Zef Mazi është pritur sot në një takim me Komisionerin për Zgjerimin në BE, Oliver Varhelyi.

Lajmin e ka ndarë me ndjekësit e tij në rrjetet sociale vetë Varhelyi, duke dhënë detaje edhe nga takimi.

Sipas tij, në qendër të diskutimit kanë qenë përgatitjet dhe hapat e ardhshëm në funksion të vendimit për hapjen e negociatave.

“U takova me negociatorin e sapoemëruar të Shqipërisë për integrimin europian Zef Mazi këtë mëngjes për të diskutuar përgatitjet dhe hapat e ardhshëm në funksion të vendimit për hapjen e negociatave. Gjithashtu theksuam rëndësinë e përparimit në reforma”- shkruan Varhelyi.