AKTUALITET, 14 Korrik 2020, 10:58

Situata tek infektivi, dhjetë pacientë në terapi intensive, pesë në gjendje të rëndë

Situata tek infektivi, dhjetë pacientë në terapi intensive,

Mbushet spitali Infektiv. Situata në spitalin Covid në vend paraqitet shumë serioze me numër rekord të shtruarish dhe me pacientë në gjendje kritike dhe të rëndë.

Ministria e Shëndetësisë ka njoftuar sot se “Vijon të ketë shtrime të reja në spitalin infektiv dhe situata paraqitet shumë serioze”.

Sipas të dhënave të fundit, aktualisht janë të shtruar 90 pacientë në spital, dhjetë pacientë janë në terapi intensive dhe pesë prej tyre janë të intubuar në gjendje të rëndë.

COVID-19 – Statistika (14 Korrik 2020)

Testime totale 33389

Raste pozitive 3667

Raste të shëruara 2062

Raste Aktive 1508

Humbje jete 97 (Qarku Tiranë 49, Shkodër 17, Durrës 15, Fier 5, Elbasan 5, Vlorë 2, Kukës 1, Lezhë 1, Berat 1, Dibër 1).