TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Ka nisur transferimi i pacientëve nga spitali Infektiv tek ai “Shefqet Ndroqi” në Tiranë pasi ky i fundit ka rifilluar tashmë të funksionojë si spital “Covid2”.
Një autoambulancë e këtij spitali ka mbërritur tek dera e Infektivit duke marrë pacientët për t’i dërguar atje.
Ndërkohë, jashtë Infektivit është edhe një respirator, i cili duket gjithashtu se do të dërgohet tek spitali “Shefqet Ndroqi”.
ISHP konfirmoi se deri më sot tek Infektivi janë të shtruar 90 persona, ku dhjetë prej tyre janë në terapi intensive, dhe pesë të intubuar.
Deri më tani nga koronavirusi kanë ndërruar jetë 97 persona, ku dy prej tyre e humbën betejën sot.