AKTUALITET, 14 Korrik 2020, 11:23

Komisioni i ligjeve/ PS: Listat e Hapura dhe koalicionet parazgjedhore janë të pamundura

Komisioni i ligjeve/ PS: Listat e Hapura dhe koalicionet parazgjedhore janë


Relatorja nga mazhoranca për ndryshimet kushtetuese, Klotilda Bushka deklaroi sot në Komisionin e Ligjeve se lista të hapura dhe koalicione parazgjedhore janë të pamundura së bashku.

Sipas Bushkës, nëse ato ndërthuren me njëra tjetrën atëherë në zgjedhje do të ketë lista të pafundme prandaj të dyja janë të pamundura.

Ndërkohë sa i përket tre qëllimeve të nismëtarëve nga opozita parlamentare për ndryshimet kushtetuese, dy prej të parave për ndryshim sistemi në Lista të Hapura dhe ndalimin e koalicioneve parazgjedhore qëndrojnë për ndryshime në Kushtetutë.

Ndërkohë qëllimi i tretë, ai i pragut kombëtar 2% sipas Bushkës do të zgjidhet në formulimet e Kodit Zgjedhor dhe jo në Kushtetutë.

“Kemi riformuluar dy nenet. Bëhen më të qartë dhe lënë kriteret kryesore për t’u detajuar në Kushtetutë.

Tre qëllimet që nismëtarët nisën për ndryshimet në kushtetutë, listat e hapura mbeten, pjesa e parashikimeve për koalicionet parazgjedhore është e parashikuar, dhe pragu është gjithashtu, por në diskutimet tona menduam që vetëm elementet themelore të përcaktohen në Kushtetutë, pragu duhet zgjidhur në formulimet e Kodit Zgjedhor.” – tha Bushka.