AKTUALITET, 14 Korrik 2020, 11:45

Shënohet rasti i parë me kronavirus në Devoll, pothuajse i gjithë qarku zonë e kuqe

Shënohet rasti i parë me kronavirus në Devoll, pothuajse i


Gjashtë rastet e konfirmuara nga ministria e Shëndetësisë për Qarkun Korçë janë të shpërndara në tre bashki.

Në bashkinë e Devollit, është shënuar rasti i parë me COVID-19.

Bëhet fjalë për një shtetas i gjinisë mashkull rreth 60-vjec, banor në fshatin e kësaj bashkie, Baban.

Dyshohet se 60 vjeçari mund të jetë infektuar në spitalin e kryeqytetit ku ka marrë shërbim mjekësor pasi vuan nga sëmundje të tjera bashkëshoqëruese.

Ndërsa përsa i përket bashkisë së Pogradecit janë katër te infektuar midis tyre dy punonjës të administratës, vatra të reja e po ashtu edhe kontakte.

Ndërkohe bashkia e Korçës shënoi sot një rast tjetër të infektuar me COVID.

Mjekët epidemiologë po vijojnë punën e tyre në terren për izolimin e kontakteve si dhe shkëputjen e zinxhirit./BW