AKTUALITET, 12 Shkurt 2018, 10:49

Ish-të dënuarit e Spaçit kërkojnë pensionin e mohuar/Videokonferencë

Ish-të dënuarit e Spaçit kërkojnë pensionin e

Ministri i Ekonomisë Arben Ahmetaj, është duke zhvilluar një videokonferencë me ish-të përndjekurit politik. Kërkojnë trajtim sipas ligjit. Janë 150 ish- të dënuar politikë që kërkojnë pension sipas statusit të minatorit.

Fadil Daja parashtron kërkesën e tyre. U kërkohet dokument që kanë punuar apo jo në minierën e Spaçit. Duan tu njihet pensioni. "Ju do na nxirrni në pension, por si do na e vini emrin. Kemi qenë në tokë dhe të survejuar. Shteti e di ku kemi qenë dhe duhet ta gjej këtë gjë", tha njëri prej tyre.

Postimi i kryeministrit

INTERPELANCË ME ISH PËRNDJEKUR QË KANË PUNUAR NË MINIERË - Zhvillohet interpelanca me ministrin Arben Ahmetaj në Platformën e Bashkëqeverisjes me Njerëzit.

Përmes adresës online shqiperiaqeduam.al një grup ish të pëndjekurish që kanë punuar në minierë, nëntokë, kanë thirrur në interpelancë ministrin e Financave dhe Ekonomisë. Interpelanca zhvillohet sipas modelit të interpelancës parlamentare.

Çdo grup interesi e komunitet, që ka një çështje konkrete me interes publik për të ngritur përpara qeverisë dhe kërkuar llogari nga qeveria, mund të regjistrojë kërkesën për interpelancë me ministrin përkatës apo kryeministrin, në platformën shqiperiaqeduam.al

Për më shumë ndiqni videon e mëposhtme..

https://www.facebook.com/edirama.al/videos/10155557241836523/