AKTUALITET, 12 Shkurt 2018, 11:55

Çështja Tahiri, zbulohet lëvizja e re e Partisë Demokratike

Çështja Tahiri, zbulohet lëvizja e re e Partisë

Partia Demokratike do të kërkojë ngritjen e një komisioni hetimor parlamentar për çështjen “Tahiri”.

Burimet nga selia blu i thanë Panorama se komisioni do të verifikojë ligjshmërinë e akteve të Kuvendit dhe qeverisë dhe ndërhyrjet tek hetimet për çështjen ‘Tahiri’.

Çështjet që do të shqyrtohen.

1.Verifikimi i ligjshmërisë dhe efekteve të vendimit të Kuvendit për të mos lejuar arrestimin e Tahirit.

2.Veprimet e kryeministrit dhe anëtarëve të tjerë të qeverisë në pengimin apo intimidimin e prokurorisë për të hetuar Tahirin në mënyrë të pavarur.

3. Ligjshmëria e ekstradimit të Nezar Seitit si person nën hetim për të njëjtën çështje si Tahiri dhe efektet që sjell ekstradimi i tij për ish ministrin e brendshëm.