AKTUALITET, 12 Shkurt 2018, 10:05

Komisioni i Ekonomisë, Spahiu: Mbaroi punë me aeroportin e Vlorës, prej dy javësh asnjë mbledhje

Komisioni i Ekonomisë, Spahiu: Mbaroi punë me aeroportin e

Deputeti i Partisë Demokratike, Përparim Spahiu, njëkohësisht anëtarë i Komisionit të Ekonomisë, përmes rrjetit social, denoncon faktin e mosmbledhjes së këtij komisioni prej mëse dy javësh.

Sipas Spahiut, Komisioni i Ekonomisë është mbledhur vetëm në momentin që qeverisë iu desh për të kaluar projektin për ndërtimin e aeroportit të Vlorës, dy javë më parë. Ndërsa përdor dhe ironinë, Spahiu shprehet se jemi vendi me ekonominë më pa halle dhe për këtë arsye nuk ka pse të mblidhet Komisioni i Ekonomisë dhe të diskutohen probleme.

Postimi

Pasi "mbaruan punë" me Aeroportin e Vlorës, prej dy javësh, asnjë çështje në Komisionin e Ekonomisë...

Normal, jemi një nga ekonomitë më pa halle, jo vetëm në rajon por dhe në botë..../TPZ.AL