TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Më shumë se 100 persona janë shoqëruar nga policia e Tiranës pasi ishin pjesmarrës në protestën për vrasjen e Klodian Rashës.
Po ashtu në Durrës janë arrestuar shtatë persona, proceduar pesëmbëdhjetë ndërsa në kërkim janë shpallur dy.
Sipas policisë këta persona dyshohet se organizuan grumbullim dhe manifestim të paligjshëm, kundërshtuan punonjësit e Policisë dhe penguan qarkullimin e mjeteve të transporteve.
Ditën e djeshme u zhvillua para Kryeministrisë dhe Ministrisë së Brendshme protesta për vrasjen e 25-vjeçarit Klodian Rasha, që hyri në ditën e tretë.
Edhe dje nuk munguan përplasjet mes protestuesve dhe efektivëve të policisë, që ishin më të shumtë në numër, dhe që nuk nguruan të përdorin gaz lotsjellës dhe ujë me presion që në minutat e para të protestës.