TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Paraditen e sotme është ekstraduar nga Gjermania, pronari i kompanisë "Arbri Garden", Arber Çekaj, i dyshuar si trafikant ndërkombëtar droge. Në kontenierët e baneneve të kësaj kompanie, të importura nga Kolumbia, u gjetën 613 kilogramë kokainë.
Çekaj është marrë menjëherë nga autoritetet sapo ka zbritur nga avioni. Shihni pamjet e mbërritjes së tij.
VIDEO:
Njoftimi i policisë:
Rinas
Ekstradohet nga Gjermania 39-vjeçari i dyshuar për trafikim të narkotikëve.
Nga Specialistët e Interpol Tirana u krye ekstradimi nga Dyzeldorfi, Gjermani drejt vendit tonë i shtetasit shqiptar A.Ç. (K.), 39 vjeç, banues në Tiranë.
Ai ishte shpallur nga Gjykata e Shkallës së Parë për Krimet e Rënda, Tiranë, më datë 08.03.2018, e cila ka lëshuar urdhër arresti për këtë shtetas për veprën penale “Trafikimi i narkotikeve” kryer në bashkëpunim.
Përmbledhje e ngjarjes
Shtetasi A.Ç. (K.), në muajin shkurt 2018 në bashkëpunim me shtetas të tjerë dyshohet të ketë trafikuar një sasi të madhe lëndë narkotike, kokainë, nga Kolumbia drejt Shqipërisë.
Si rezultat i bashkëpunimit të Interpol Tiranës me Interpol Wiesbaden, Gjermani, u bë i mundur arrestimi i tij në Gjermani, duke u finalizuar me ekstradimin drejt vendit tonë.
/TPZ.al/