AKTUALITET, 9 Korrik 2019, 09:13

Kokainë brenda kukullave, arrestohet familja shqiptare në Greqi

Kokainë brenda kukullave, arrestohet familja shqiptare në Greqi


Një familje shqiptare në Selanik; babai, nëna dhe vajza, kanë rënë në prangat e policisë, pasi akuzohen si pjesë e një grupi të shpërndarjes dhe shitjes së kokainës.

Lëndën narkotike e fshihnin me kujdes brenda kukullave. Bashkëshortët përkatësisht nga 45 vjeç, u arrestuan mbrëmjen e së shtunës, teksa po udhëtonin me makinë.

Mësohet se ata u ndaluan për kontroll dhe në mjet u gjetën 205 gram kokainë, e cila ishte fshehur brenda kukullave.

Policia greke raportoi se makina me të cilën u kapën çifti i bashkëshortëve rezulton në pronësi të vajzës së tyre.

Gjatë kontrollit në banesë u gjetën doza kokaine, si dhe u sekuestruan gjithashtu 8640 Euro dhe një automjet.

Policia pas kontrollit të ushtruar arrestoi edhe vajzën 20 vjeçare.