AKTUALITET, 8 Korrik 2019, 23:07

Autori goditi tre herë drejt tij, zbulohen detaje të reja nga vrasja e babait të dy fëmijëve në Korçë, kishte ardhur nga SHBA pasi…

Autori goditi tre herë drejt tij, zbulohen detaje të reja nga vrasja e

Detaje të reja janë bërë të ditura nga vrasja me armë zjarri e 57-vjeçarit Gëzim Nako, ngjarje e cila ndodhi mbrëmjen e sotme në Korçë.

Mësohet se 57-vjeçarit i janë gjetur dy plumba në trup, ndërsa një tjetër plumb u gjet në zonën e krimit.

Viktima, baba i dy fëmijëve, u gjet i pajetë në shtëpi nga bashkëshortja.

Së bashku me familjen, ai jetonte në SHBA, ndërsa ishte kthyer të qëndronte disa ditë në Shqipëri, pasi kishte vëllain të sëmurë.