TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Ish-Ministri i Drejtësisë, Ylli Manjani, ka komentuar sërish kapjen e 91.25 kg kokainë në portin e Maltës në tre kontejnerë, ku dy prej tyre dyshohej se kishin destinacion Durrësin.
Përmes një postim në facebook, Manjani thotë se trafiku i drogës vazhdon dhe nuk kanë ndërmend të tërhiqen pavarësisht deklaratave propaganduese të qeverisë.
“Importi” i sasive të tilla të kokainës, thotë Manjani, nuk bëhet pa garanci shtetërore.
Postimi i plotë:
Droga vazhdon...
Nga 3 kontenierë me kokainë që kapën autoritetet Malteze, 2 paskan patur destinacion Durrësin.
Vazhdon trafiku i drogës si n’top t’karadakut! Nuk kanë ndërmend të tërhiqen megjithë zhurmën e shamatanë që bëhet në këtë vend...
Ndërkohë qeveria thotë: “ska drogë”; “Trafiku u luftua”; “mor goditje të rëndë”, e të tjera broçkulla si këto.
“Importi” e sasive të tilla të kokainës nuk bëhet pa garanci shtetërore.
Të paktën këtë radhë nuk thanë se “droga që kapi Malta u bë në bashkëpunim me policinë që duam..."