TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Gjatë orëve të para të mëngjesit të sotëm janë djegur dy makina përpara Drejtorisë Vendore të Policisë Elbasan.
Mësohet se është djegur automjeti tip Volsvagen me Targë, AA 595 KP në pronësi të Hysen Hasekiut. Po kështu nga flakët është përfshirë edhe mjeti tip Skoda me Targë, AA 702 DL, në pronësi të Bledar Hoxhës.
Por nëpërmjet kamerave të instaluara pranë Drejtorisë së Policisë, policia arriti të identifikojë autorin, Mario Toçi, që mbante edhe emrin Englent, cili rezulton të jetë person me precedentë të mëparshme penale. Ende nuk janë zbardhur shkaqet pse Toçi bëri një veprim të tillë.
Por paraprakisht dyshohet që objektiv të ketë qenë automjeti i Hysen Hysekiut, i cili është pronar i një lokali në Elbasan.