TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Shkrumbohen dy automjete që ishin parkuar pranë Drejtorisë Vendore të Policisë në Elbasan.
Sipas të dhënave të para, ngjarja ka ndodhur në orët e para të mëngjesit të sotëm, ndërkohë që policia ka mundur të identifikoje edhe autorin e zjarrvënies.
Nga zjarri është djegur plotësisht automjeti tip Volsvagen me Targe AA 595 KP, në pronësi të shtetasit me iniciale H. H.
Pranë kësaj makine ishte parkuar edhe një mjet tip Skoda me targe AA 702 DL në pronësi te B. H.
Policia ka ndërhyrë menjëherë, por zjarri ka qenë i fuqishëm. Forcat e policisë kanë qenë për disa minuta mes flakëve që kishin përfshirë të dy automjetet.
Pas hetimeve, policia arriti të identifikojë autorin, shtetasin M. Toçi 38 vjeç. Po hetohet për shkakun e zjarrvënies.