TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
37 personat e arrestuar për dhunë në protestën e 13 prillit të organizuar nga opozita para Kryeministrisë dhe Kuvendit do të dalin sot para Gjykatës së Tiranës për masën e sigurisë.
Me dhjetëra familjarë por edhe ish-deputetë të opozitës janë mbledhur para gjykatës.
I pranishëm është dhe Sekretari i Përgjegjshëm i Partisë Demokratike, Gazment Bardhi, edhe ky i proceduar si organizator i protestës.
Për protestën janë proceduar penalisht edhe 23 persona të tjerë. Nga protesta e opozitës pati 5 punonjës policie të lënduar, disa protestues po ashtu, por dhe përfaqësues të mediave.
Mbi të arrestuarit rëndojnë katër akuza: "Kundërshtimi i punonjësit të policisë së rendit publik”, “Goditje për shkak të detyrës” “Prishja e qetësisë publike” “ Shkatërrimit të pronës me zjarr” dhe " Shkelja e rregullave mbi lëndët plasëse, djegëse dhe radioaktive”.