TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Elis Bakaj e ka nisur shumë mirë këtë sezon në kampionatin bjellorus të futbollit, duke qenë protagonisti kryesor i skuadrës së Shakhtor Soligorsk e cila e filloi edicionin me pretendimet për t’u shpallur kampione.
Sulmuesi shqiptar ka treguar edhe një herë vlerat e tij, duke i dhënë skuadrës tre pikët në javën e tretë të kampionatit, për ta mbajtur në vendin parë në vendin e parë në renditje në këtë start të sezonit.
Goli i tij, i shënuar në minutën e 42 të sfidës ndaj Slutsk, i mjaftoi skuadrës së Shakhtor që të merrte tri pikët e radhës në këtë ndeshje, për të marr kreun e renditjes me 9 pikë, po aq sa Brest, ndërsa lë pas për momentin rivalin më të fortë, BATE. Ishte në gol me të vërtetë i veçantë për Bakajn, pasi fillimisht ai goditi shtyllën në gjuajtjen e parë me kokë, e më pas shtyu sferën drejt rrjetës me tentativën e dytë.
Ky ishte goli i dytë në këtë sezon i Bakajt, i cili shënoi edhe në javën e dytë të kampionatit me fanellën e Shakhtor Soligorsk.