TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Ish-deputetja e Partisë Demokratike Grida Guma ka pasur një debat të ashpër me avokatin Spartak Ngjela, teksa po diskutonin lidhur me protestat e opozitës në “Open”.
Avokati është shprehur se protestuesit nuk duhet të mbanin maska, ndërsa ish-deputetja e ka thyer në personale gjithë debatin në studio duke i thënë që edhe ai mban një maskë.
DEBATI I PLOTË:
Ngjela: Ata persona janë me maska në fytyrë
Duma: Maska jote është më e rrezikshme se një maskë letre
Ngjela: Zonjë, mbaje gjuhën brenda dhembëve
Duma: Nuk e thua dot këtë për maskat në një media të madhe
Ngjela: Këto zonjë janë të paguara. Po po vazhdo, jepi jepi vazhdo analizën
Duma: Askush nga amerikanët nuk zbret nga avioni poshtë pallatit tënd të tregoj ty strategjionë
Ngjela: Fjalët palidhje janë zhurmë. Me mua ruaju mirë se nuk mund të flasësh për mua
Duma: Mbi të gjitha harron që i quan protestuesit të paguar. Ata vijnë aty zotëri se nuk kanë asnjë mundësi.
Ngjela: Nuk fshehet fytyra thash unë.
Duma: Kudo në botë maskat kundragaz dhe ato që janë simbolike për të treguar fytyrën e kryeministrit janë të lejuara.