AKTUALITET, 5 Tetor 2020, 17:11

Gjashtë persona në pranga për kultivim droge, mes tyre dhe një polic

Gjashtë persona në pranga për kultivim droge, mes tyre dhe

Gjashtë persona, mes tyre një polic janë arrestuar nga policia e Tiranës në një operacion për goditjen e kultivimit të kanabisit. Pas një hetimi disa mujor, në zonën e Zall Bastarit në Tiranë, nga kontrolli i territorit dhe informacioneve operative janë vënë në pranga 6 persona, ndërsa 3 të tjerë janë shpallur në kërkim dhe një është proceduar penalisht në gjendje të lirë.

Punonjësi i policisë me iniciale E.D. dyshohet për veprat penale “Shpërdorim i detyrës” dhe “Kultivim i bimëve narkotike”, kryer në bashkëpunim. Pjesa tjetër e të arrestuarve dyshohen për veprën penale “kultivim i bimëve narkotike”.