TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Paulo Dybala nuk ka zbritur akoma në fushë këtë sezon, si pasojë e një dëmtimi të pësuar në sfidën e kthimit ndaj Lyon në Champions League. Fantazisti argjentinas po negocion prej kohësh me drejtuesit e Juventusit për rinovimin e kontratës, por akordi nuk po arrihet.
Diferenca mes asaj që ofrojnë kampionët e Italisë dhe kërkesave të lojtarit është akoma e madhe. Manchester United dhe Tottenham janë të interesuara për shërbimet e 26-vjeçarit dhe po ndjekin me interes situatën e tij. Daily Mail raporton se Juventusi po mendon shitjen e Dybala.
Trajneri Pirlo nuk e cilëson të pashitshëm dhe “Zonja e Vjetër” kërkon 72 milion paund për ta lënë të lirë. Dy klubet e Premier League janë gati të veprojnë, por largimi i lojtarit ofensiv nga Torino pritet të ndodhë në fund të sezonit.