SPORT, 13 Tetor 2020, 23:25

NATIONS LEAGUE/ "Elbasan Arena" nuk i sjell fat De Biasit, Azerbajxhani shpërdoron dhe ngec ndaj Qipros!

NATIONS LEAGUE/ "Elbasan Arena" nuk i sjell fat De Biasit,

As "Elbasan Arena" nuk i sjell fat Gianni De Biasit për të marrë fitoren e 2-të në Nations League në krye të kombëtares së Azerbajxhanit.

Në raundin e 4-t të ndeshjeve në grupe në Ligën C të Ligës së Kombeve, Azerbajxhani nuk shkoi më shumë se një barazim pa gola ndaj Qipros në Elbasan Arena, skuadër të cilën e kishte mposhtur në transfertë.

Pavarësisht se luajti më mirë skuadra e Gianni De Biasit shpërdoroi shumë përpara porte, madje në pjesën e parë humbi edhe një 11-metërsh me Qarayev në minutën e 27-të, ndërsa edhe në fraksionin e dytë shpërdoruan shumë. Pas katër ndeshjesh në Ligën C, Azerbajxhani i Gianni De Biasit pozicionohet në vendin e 3-të me 4 pikë.

Ndërkohë në Ligën D, në grupin 1 mori fitoren e parë Malta që triumfoi në transfertën ndaj Letonisë me një gol në minutën e 97-të të Borg.