TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Një 50-vjeçar është arrestuar nga Policia pasi mbante pa leje në banesën e tij një armë zjarri dhe 14 fishekë luftarakë.
50-vjeçari me iniciale, I.D, u denoncua nga qytetarët se qarkullonte me armë zjarri nëpër qytet. Gjatë kontrolleve në banesën e tij, Policia gjeti dhe sekuestroi një pushkë model 63, një krehër fishekësh dhe 14 fishekë luftarak.
Njoftimi i policisë:
Kamëz, Tiranë
Goditet një tjetër rast i armëmbajtjes pa leje falë bashkëpunimit me qytetarët.
Finalizohet operacioni “Paskuqani”.
Vihet në pranga një 50-vjeçar.
Sekuestrohet një armë zjarri dhe 14 fishekë luftarak.
Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr.5, Kamëz, në kuadër të kontrolleve për kapjen e personave në kërkim, apo atyre që qarkullojnë me armë zjarri, si dhe falë bashkëpunimit me qytetarët, pas informacionit të marrë se në Paskuqan 1, një 50-vjeçar mbante armë në banesë , kanë organizuar dhe finalizuar operacionin policor të koduar “Paskuqani”.
Si rezultat i operacionit u bë kapja dhe arrestimi në flagrancë i shtetasit:
-I. D., 50 vjeç, banues në Paskuqan 1 Kamëz Tiranë.
Gjatë kontrollit të ushtruar në banesën e tij, shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale: Një armë zjarri pushkë model 63, një krehër fishekësh dhe 14 fishekë luftarak.
Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë për hetime të mëtejshme për veprën penale të “Mbajtja pa leje e armëve dhe municioneve luftarake”.