AKTUALITET, 9 Nëntor 2019, 09:50

Kishin pirë alkool, tetë persona dhunojnë pronarin e lokalit në Pogradec, 40-vjeçari: Nuk i njihja fare, s’kam konflikte

Kishin pirë alkool, tetë persona dhunojnë pronarin e lokalit


Tetë persona kanë dhunuar një 40-vjeçar në lokalin e tij mbrëmjen e djeshme. Ngjarja mbrëmjen e djeshme në fshatin Dunicë të Pogradecit, pasi tetë agresorët kishin pirë alkool në lokalin e tij.

Pronari i dhunuar i lokalit u shpreh se nuk i njihte agresorët dhe nuk i kishte dhënë asnjë shkas për përplasje.

“Nuk i njihja dhunuesit, unë nuk kam konflikte,”-mësohet se është shprehur 40-vjeçari.