SPORT, 15 Shkurt 2020, 20:18

Imobile-Lukaku, titulli kalon edhe nga dy sulmuesit e njohur

Imobile-Lukaku, titulli kalon edhe nga dy sulmuesit e njohur


Do të jetë një Lacio-Inter e paparë. Dhe jo vetëm sepse për herë të parë në historinë e kampionatit në javën e 24-t do të përballen dy skuadra që në total së bashku numërojnë 107 pikë. Precedenti për rekord ishte 106 (Napoli-Lacio, në edicionin 2017-’18). Përballë, sot në mbrëmje në “Olimpico”, do të sfidohen edhe dy mbrojtjet më të mira të turneut, me 20 gola të pësuar për kokë.

Pavarësisht se në njërin krah do të jetë portieri titullar (Thomas Strakosha), ndërsa në tjetrin Kontes do i duhet të bëjë sërish pa kapitenin Samir Handanoviç, i cili pritet të rikthehet më 1 mars për sfidën ndaj Juventusit.

DY NGA TRE – Të shumta duelet për “shkëndija’ në fushë, por me siguri reflektorët do jenë të drejtuar te dy bomberët. Çiro Imobile po ecën me mesatare për rekord, edhe pse nuk shënon prej dy ndeshjesh dhe kurrë gjatë këtij sezoni nuk ka qëndruar “thatë” për tri javë radhazi. E megjithatë, Interi nuk është kundërshtari ideal për t’u ringritur: pasi i ka shënuar dy gola në tri sfidat e pra në Serinë A, Imobile në fakt në 8 pasardhëset është ndalur nga zikaltrit.

Goli, në çdo rast, gjatë këtij sezoni i vjen shumë lehtë në “Olimpico”: për të 15 gola në shtëpi, ashtu si vetëm CR7, “alieni” tjetër në këtë garë treshe për titullin. Gjithsesi, Lukaku është golashënuesi më i mirë në transfertë (12 gola), jo vetëm i Serisë A, por i pesë kampionateve kryesore europiane: në 11 ndeshje, ka 9 fitore dhe 2 barazime, me 25 gola të shënuar dhe 10 të pësuar.

TRIS DHE KONTE — Edhe “tradita” duket t’u japë kurajë zikaltërve, që kanë humbur vetëm njërën nga sfidat e fundit në kampionat kundër Lacios (5 fitore dhe 1 barazim) dhe kanë fituar tri të fundit në “Olimpico”, përfshi atë 2-3 të firmosur nga Vesino në majin e 2018-ës që riktheu Interin në Ligën e Kampioneve duke lënë jashtë pikërisht bardhekaltrit. Nëse Lacio (18) dhe Interi (16) janë edhe dy skuadrat që nuk njohin humbje prej më shumë kohësh në Serinë A, Konte si trajner është ende i pamposhtur kundër Lacios: 5 fitore dhe 2 barazime; vetëm kundër Udinezes (9) dhe Parmës (8) trajneri numëron më shumë ndeshje në stol pa humbje.