AKTUALITET, 28 Nëntor 2018, 17:33

Banorja e "Astirit": Nëse fadroma më prish shtëpinë do të bëhem kamikaze, do të blej benzinë dhe...

Banorja e "Astirit": Nëse fadroma më prish
Kanë kaluar tashmë 25 ditë që kur banorët e "Astirit" kanë dalë në protestë për të kërkuar dëmshpërblim për prishjen e banesave të tyre, në kuadër të ndërtimit të Unazës së Madhe.

Por kur situata duket se nuk po merr zgjidhjen që ata kërkojnë, banorët kanë deklaruar se do të bëhen edhe kamikazë po qe e nevojshme por nuk do të lejojnë qeverinë të mos i dëmshpërblejë.

Ditën e sotme Lindita Protoduari ka e cila mbeti e lënduar gjatë protestës para parlamentit ka deklaruar në News 24 se nëse nuk shpërblehen 100%, do të blejë 50 litra benzinë dhe do t’i vërë zjarrin vetes ditën kur fadromat do t’i drejtohen shtëpisë së saj.

Djali i saj ndodhet ende në burgun e Fushë Krujës dhe gjykata ka vendosur që të qëndrojë aty për 30 ditë deri sa të dalë në gjyq.

Gruaja ka deklaruar sot për të disatën herë se është dhunuar nga policia e cila i ka arrestuar edhe të birin, Dorianin, që akuzohet për organizim të protestave me pasojë prishje të rendit publik.

Nëna e tij tha sot se ata nuk kanë organizatorë dhe se janë të gjithë banorët e "Astirit" që protestojnë të pa nxitur nga askush.

Po kështu ajo sfidon si gjykatën dhe kryeministrin që ti tregoj një foto të vetme ku djali i saj ka një kapsollë në dorë apo hedh një të tillë në protestë.