AKTUALITET, 29 Maj 2020, 14:25

Këshilli Politik/ Asnjë konsensus për teknologjinë dhe depolitizimin e administratës zgjedhore

Këshilli Politik/ Asnjë konsensus për teknologjinë dhe


Teknologjia në zgjedhje dhe depolitizimi i administratës zgjedhore janë dy pikat e rendit të sotëm në diskutimet e Këshillit Politik për Reformën Zgjedhore.

Gazetari Ergys Gjençaj thotë se teknologjia në zgjedhje u diskutua edhe dje por palët nuk ranë dakord pasi opozita do menjëherë aplikim të saj, kurse Gjiknuri referuar një rekomandimi të ODIHR kërkon implementim shkallë-shkallë edhe pse ishte dakord.

Edhe sot pas dy orësh diskutime nuk ka një konsensus real për këto dy pika ndërkohë mësohet se çështja e sistemit zgjedhor edhe sot nuk do jetë në rendin e ditës.

Nga ana tjetër, pikë rendi do jetë dhe depolitizimi i administratës zgjedhore për të cilën palët kanë pasur shumë kundërshtime.

Gjiknuri thotë se administrate zgjedhore duhet të jetë e depolitizuar totalisht, kurse Bylykbashi me Vasilin propozojnë një skemë tjetër, një 7 administratorë, 3 për secilën parti, dhe 1 i paanshëm dhe i pandikuar i zgjedhur nga KQZ.