AKTUALITET, 10 Dhjetor 2017, 10:39

Kërcënoi dhëndrrin me armë, pranga 57-vjeçarit në Fier

Kërcënoi dhëndrrin me armë, pranga 57-vjeçarit

Policia e Fierit arrestoi një 57-vjeçar në fshatin Levan, pasi kanosi dhëndrin e tij me armë gjahu.

Dyshohet se ishin motivet e pronësisë që shtynë Rrahman Lekën të kanoste dhënrin e tij G.S. 47-vjeç dhe më pas të qëllonte në ajër.

“U sekuestrua në cilësinë e provës materiale arma e gjahut çifte të cilën shtetasi Rrahman Leka e mbante me leje dhe 1 fishek arme gjahu,” njofton policia.

TPZ.AL