TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Një ditë pasi Partia Demokratike e cilësoi shantazh faktin që sipas saj, ministri i Brendshëm Sander Lleshaj në një takim me truproja të kreut të opozitës, Basha, ka bërë me dije se siguria e tij është në rrezik, vjen reagimi i ministrit.
“Nuk kam asnjë informacion që Basha është kërcënuar. Takime me truproja të Gardës kam pasur, kjo është puna ime e përditshme, të takoj truproja të Gardes, të pyesë ata për vijimin e punës sime”- ka thënë Lleshaj.
Deklarata është bërë nga qyteti i Vlorës, ku Lleshaj ndodhet për një vizitë pune në terminalin e ri të pasagjereve në portin e këtij qyteti.
Duke iu referuar letrës së nisur nga sekretari i Përgjithshëm i PD-së, Gazment Bardhi, Lleshaj ka pranuar se e ka marrë, por nuk e ka lexuar.
“Letra e Gazment Bardhit më ka ardhur, e keni dhe në gazetë por ende nuk e kam lexuar, e përsëris nuk kam asnjë informacion që kryetari Basha të jetë kërcënuar”- ka thënë Lleshaj.