TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Duke i bërë jehonë thirrjes së Organizatës së Kombeve të Bashkuara, për më shumë testime me qëllim zbulimin dhe izolimin e rasteve me COVID-19, ish-ministrja e LSI-së, Klajda Gjosha ka një apel për qeverinë shqiptare.
Ajo kërkon me urgjencë kryerjen e sa më shumë testeve për zbulimin e sëmundjes, shtimin e tamponëve dhe kiteve.
STATUSI I PLOTË
Në këto ditë të vështira ku shqetësimi qytetar është i pashmangshëm, thirrja e drejtë për drejtë për qeverinë, është të testojë sa më shumë qytetarë që kanë simptomat e Covid-19!
Ne kemi nevoja emergjente për tampona dhe të gjitha kitet e nevojshme pēr kryerjen e analizave! Edhe qytetarët me simptoma të lehta mund të jenë positiv me Covid, ndaj është emergjencë të testohen të gjitha rastet!
Kjo është edhe thirrja e Organizatës Botërore të Shendetësisë.