Desktop - General - 1
AKTUALITET, 17 Mars 2020, 11:28

U tall me koronavirusin dhe ishte kundra izolimit, pendohet publikisht analisti Vittorio Sgarbi: Ndihem në siklet, por s’kërkoj falje

U tall me koronavirusin dhe ishte kundra izolimit, pendohet publikisht analisti


Analisti italian, Vittorio Sgarbi u vu në qendër të kritikave, pak ditë më parë, pasi u shpreh se ishte kundra izolimit dhe karantinimit, madje ‘u tall’ me virusin vdekjeprurës, Covid-19, që ka gjunjëzuar gjithë Italinë.

Me një numër të madh të vdekurish, vendi i dytë më i prekur në botë, pas Kinës, Italia po përjeton një situatë dramatike, me qindra të vdekur në ditë për shkak të koronavirusit.

Vittori Sgarbi është detyruar të tërheqë mbrapsh deklaratat e tij, duke shpjeguar se për ca gjëra njeriu pendohet në jetë, por mendimet e tij, kanë ardhur si pasojë, se është mbështetur në deklaratat e virologëve italianë, të cilët nuk e bënë situatën aspak alarmante. Madje ai ka përfshirë në postimin e tij në rrjete sociale dhe fjalën e virologut italian, që shprehimisht thotë se nuk është një virus vdekjeprurës.

“Është hera e parë që gjendem në këtë situatë të vështirë. Që ndihem në siklet nga mendimet e mia të fundit, dhe fjalët e mia. Më ka ndodhur që të kërkoj çdo her për të gjetur një zgjidhje. Nuk është natyra ime që ti shkarkoj përgjegjësinë dikujt…por mund të them që nuk e ndjej vetën në kuhshtet që duhet të kërkoj falje sikur të kem bërë një gabim të madh. Kam bërë një gabim të madh ndaj vetes, por mund të deklaroj që nuk do të kisha marrë atë pozicion, nëse nuk do kisha marrë parasysh fjalët e disa virologëve, që thanë atë që transmetova unë. Kanë ndikuar tek unë, nëse nuk do kisha dëgjuar fjalët që deklaruan: Nuk vdes nga koronavirusi, boll me panikun…Unë nuk do kisha marrë atë pozicion”- është një pjesë shkëputur nga deklarata e Vittorio Sgarbi-t ne profilin e tij në rrjete sociale.

https://www.facebook.com/SgarbiVittorio/videos/210422110368273/