TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Kryeministri Edi Rama duket se i është përgjigjur, së paku me një premtim, kërkesës së Partisë Demokratike për të marrë parasysh mbështetjen financiare të mijëra punonjësve në bizneset e mbyllura, që rrezikojnë të mbeten pa rroga për shkak të pandemisë së koronavirusit.
Në një mesazh në Facebook para pak minutash, Rama ka njoftuar:
"Ju lutem të gjithë atyre që janë në shtëpi pas mbylljes së aktivitetit ekonomik, të rrinë të qetë dhe bëjnë durim, të enjten do të kemi gati planin e garancisë financiare për kompensimin e pagave të munguara të çdo biznesi!
Nuk do të vijë fundi i muajit pa pagën e gjithkujt ndër ju që qëndron në shtëpi si pasojë e mbylljes së biznesit ku punon!
Durim ju lutem dhe besim që po punojmë pa pushim për të mos lënë asnjë vetëm në përballimin e pasojës financiare të mos vajtjes në punë!"