AKTUALITET, 17 Mars 2020, 13:19

Franca mbyll kufijtë, Macron: Jemi në luftë, 100 mijë policë zbresin në rrugë


Mediat franceze shkruajne se ne nje fjalim te mbajtur te henen ne darke, Macron theksoi prere se “tashme jemi ne lufte”.

Ndërkohë sot në mesdite pritet te mbyllen kufijtë e hyrjes së Bashkimit Evropian dhe zonës Shengen.

“Ne jemi në luftë. Nuk po luftojmë kundër një ushtrie, por armiku është këtu, është I padukshëm dhe i paprekshëm. Dhe po avancon” tha Macron, duke iu drejtuar popullit, e duke i bere apel te mos dale, pervec se per nevoja emergjente.

Masat vijne ne nje kohe qe Franca po sheh një rritje dramatike të numrit të rasteve me koronavirus në dy javët e fundit, duke raportuar qindra raste të reja cdo ditë.

Me urdher te Ministrit te Brendshem, eshte vendosur tashme qe mbi 100 mijë policë do të dalin nëpër rrugë për të zbatuar urdhrat e vendosura nga Macron per kufizimin e levizjes.

“Qëndroni në shtëpi” tha ministri Brendshëm Christophe Castaner duke shtuar se në të kundërt do të ketë masa ndëshkuese.