Desktop - General - 1
AKTUALITET, 17 Mars 2020, 11:35

Koronavirusi/ Humb jetën infermierja 58 vjeçare në Bergamo, nënë e dy fëmijëve, disa ditë më parë humbi nënën

Koronavirusi/ Humb jetën infermierja 58 vjeçare në Bergamo,


Infermierja 58 vjeçare e maternitetit të Pesenti-Fenaroli në Bergamo, Ivana Valoti, ka vdekur dje si pasojë e koronavirusit.

Ajo lë pas të shoqin dhe dy fëmijë, teksa disa ditë më parë kishte humbur nënë e saj gjithashtu nga koronavirusi vrasës.

Kolegët e saj i bënin homazhe në rrjetet sociale: “Kishe ndihmuar të lindin mijëra fëmijë, ishe pikë referimi për shumë nëna në momentet e tyre të vështira. Do të na mungosh shumë Ivana!”, shkruante kryebashkiaku i qytezës së vogël bergamaske ku deri tani koronavirusi ka vrarë të paktën 50 njerëz.