TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Kryetari i FRPD, Belind Këlliçi, duke iu kthyer edhe një herë rastit të dhimbshëm të 84-vjeçares në Vlorë, e cila prej dy ditësh ushqehej me ujë dhe sheqer, ka një apel për kryeministrin Edi Rama.
Duke i kërkuar të mos qëndrojë gjatë gjithë kohës në televizione, Këlliçi e fton të heqë dorë edhe nga shpenzimet e kota dhe tu vijë në ndihmë pensionistëve në këto ditë të vështira.
"Edi Rama në vend që të rrish gjithë ditën në TV e të shpenzosh 900 mijë dollarë nga fondi rezervë i buxhetit të shtetit për këshilltarë, do bëje më mirë të sigurojë bukë e ilaçe për qindra e mijëra pensionistë në vend, që i ke lënë si mos më keq. Kjo dëshmi s’ka nevojë për koment", shkruan Këlliçi në reagimin e tij.
[video poster="https://cdnimpuls.com/tpz.al/wp-content/uploads/2020/03/gruaja-vlore.jpg" width="400" height="220" mp4="https://cdnimpuls.com/tpz.al/wp-content/uploads/2020/03/videonena.mp4"][/video]