TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Italia vijon të ketë një numër shumë të lartë fatalitetesh, si pasojë e koronavirusit.
Vetëm gjatë 24 orëve të fundit, kanë ndërruar jetë 812 persona me COVID-19, duke e çuar numrin total të vdekjeve në 11,591.
Të dhënat u bënë të ditura nga kreu i Mbrojtjes Civile në Itali, Angelo Borreli.
Të dielën numri i viktimave në Itali, si pasojë e virusit ishte 756, të shtunën 889, ndërsa të premten humbën jetë 969 qytetarë.
63 mjekë janë viktima të koronavirusit dhe 8358 punonjës të shëndetësisë të infektuar.
Koronavirusi në botë
Me 11,591 vdekje, Italia është vendi me më shumë viktima nga koronavirusi në botë, e ndjekur nga Spanja me 7,340 dhe Kina me 3,304. Irani (2.757) dhe SHBA (2.613), kompletojnë pesë vendet e para përsa u përket vdekjeve.
Numrin më të madh të infektuarve në botë e kanë Shtetet e Bashkuara me 145.443 raste (2.613 vdekje), të ndjekura nga Italia (101,739), Spanja (85.195) Kina (81,470), dhe Gjermania (58,247).
/TPZ.al/
