AKTUALITET, 30 Mars 2020, 17:17

Zyra e BE në Tiranë: Sonte në orën 20:00 duartrokasim për mjekët

Zyra e BE në Tiranë: Sonte në orën 20:00 duartrokasim

Zyra e BE-së në vendin tonë u ka bërë thirrje të gjithë qytetarëve shqiptarë që, sot në orën 20:00 të mbrëmjes, të bashkohen për të duartrokitur heronjtë që përballen me koronavirusin.

“Duartrokasim sonte për profesionistë të kujdesit shëndetësor, studiues, zjarrfikës, policë dhe të gjithë ata që janë atje duke luftuar kundër Covid19”, shkruan në rrjetet sociale zyra e BE.

Disa ditë më parë të njëjtën gjë qytetarët e bënë edhe me thirrjen e qeverisë shqiptare.