AKTUALITET, 30 Mars 2020, 19:01

Ky veprim ju bën me të rrezikuar ndaj koronavirusit, OBSH në Shqipëri thirrje qytetarëve të heqin dorë prej…

Në një kohë që ekspertët kanë paralajmëruar se duhanpirësit janë më të rrezikuarit nga pandemia e koronavirusit, pasi mushkëritë e tyre janë më të dobëta dhe dëmtohen lehtësisht nga infeksioni, Organizata Botërore e Shëndetësisë në Shqipëri bën thirrje për t’i dhënë fund duhanpirjes.

Në një postim në rrjetet sociale OBSH në Shqipëri shkruan:

“Duhanpirja dëmton mushkëritë dhe pjesë të tjera të trupit tuaj, dhe ju bën më të cënueshëm nga infeksioni i COVID-19.

Është koha e duhur për t’i dhënë fund ? duhanpirjes për një shëndet më të sigurt dhe më të mirë ?”