AKTUALITET, 30 Mars 2020, 18:37

“Tu bëftë dita një mijë”: Qytetarët ndihmojnë të moshuarën që kishte mbetur pa bukë

“Kam dy ditë që pi ujë me sheqer”. Kështu është shprehur, ndër të tjera, mes lotësh një e moshuar nga Vlora, historia e të cilës tashmë dihet nga të gjithë shqiptarët pasi videoja e shpërndarë nga Abc News është bërë virale.

Nënë Myzejene Jaupi foli për kamerën e Abc News se është 84-vjeçe dhe jeton fare e vetme në shtëpi. Gjendja e të moshuarës duket aq e rëndë sa ajo shprehet se “do ikte e pa ngopur në gropë.”

Ajo tregon se e ka thyer karantinën për pak bukë, dhe shpreson që të sëmuret me virusin korona, pasi nuk mund ta shtyjë situatën në të cilën ndodhet.

“Jam 84 vjeçe jam pa njeri fare në shtëpi. Po pi ujë me sheqer. Dhe do dal le të më marrë, dhe të më fusë në burg policia, se unë po rri pa ngrënë. I dërgova sekretares së Dritan Lelit dhe nuk e vuri ujin në zjarr, dy ditë pa bukë, ujë me sheqer piva mbrëmë. Nuk më zinte gjumi. Sikur një dorë makarona të kisha të bëja supë. Unë nuk mund të kërkoj në lagje tani”, thotë e moshuara.

Pas publikimit të historisë së saj në Abc News, një numër i madh mesazhesh kanë ardhur në numrin e redaksisë 067 400 9040 nga qytetarë të ndryshëm që janë ofruar që ta ndihmojnë Myzejenen.

Videoja e shpërndarë në faqen në rrjetet sociale të Abc News Albania ka marrë një numër rekord shikimesh e shpërndarjesh, dhe kjo ka ndihmuar në “përhapjen e fjalës”.

[video poster="https://cdnimpuls.com/tpz.al/wp-content/uploads/2020/03/gruaja-vlore.jpg" width="400" height="220" mp4="https://cdnimpuls.com/tpz.al/wp-content/uploads/2020/03/videonena.mp4"][/video]

https://youtu.be/C2N4aQlxcM4