TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Këshilli i Lartë i Prokurorisë po zhvillon mbledhjen e tretë të radhës që prej konstituimit. Mbledhja e cila ka nisur në orën 10:00, po mbahet në ambientet e Këshillit të Lartë të Drejtësisë.
Në rend dite janë disa projektvendime si miratimi i strukturës së KLP dhe propozimi i buxhetit për 2019.
Kreu i KLP-së, Gent Ibrahimi, u ndal edhe te plotësimi i vendeve vakante në Prokurorinë e Posaçme kundër korrupsionit, ku deri tani kanë aplikuar vetëm prokurorët Klodian Braho dhe Besnik Muçi.
Ibrahimi përsëriti thirrjen ndaj prokurorëve që të bëhen pjesë e këtij institucioni që do të luftojë korrupsionin dhe krimin.
“U çelën procedurat për plotësimin e 15 vendeve vakante për SPAK, deri tani kemi dy kandidime. Këshilli vendosi që të bënte një lehtësim të dokumentacionit, përmes një emaili që u është dërguar të gjithë prokurorëve.
U lehtësua ndjeshëm lista e dokumenteve. Shpresojmë që ky lehtësim të jetë inkurajues, u bëj thirrje të gjithë prokurorëve që mos e humbin këtë mundësi që u vjen njëherë në jetë,”- tha Ibrahimi.